
Mbrëmjen e sotme një rrëbeshë shiu ka pushtuar qytetin e Shkodrës për pak minuta.
Mësohet se disa segmente rrugore kanë pasur vështirësi nga moti i keq, si segmenti Isa Boletini-Ura Dervish Beg dhe segmenti te Pallati i Rinisë në Parrucë.
Gjithashtu, edhe korsia e biçikletave në këto segmente ka pasur vështirësi.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, në një postim në Facebook njoftoi se punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin në normalitet të qytetit.
"Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.
Punonjës të Ujësjellës - Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.
Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës", shkruan Beci.
Lini një Përgjigje