TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2023, 16:15

Sherri për pronën tek Kepi i Rodonit, publikohet momenti kur Besnik Toma merr armën dhe i bashkohet konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për pronën tek Kepi i Rodonit, publikohet momenti kur Besnik

Ky është Besnik Toma, personi i shpallur në kërkim nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit.

Sherri për pronën tek Kepi i Rodonit, publikohet momenti kur Besnik

Është publikuar fotoja nga pamjet e kamerave të sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit, ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.

Në këto pamje shihet Besnik Toma, personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.

Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi ditën e diel ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe armë zjarrit.

Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie, dokument të cilin thonë se janë pajisur dhe banorët e zonës.

Konflikti çoi në pranga 8 persona mes të cilëve dhe ish-deputetin, Mark Frroku, i cili përpara grupit hetimor ka pohuar se është gjendur në atë konflikt si personi i nënkontraktuar nga kisha për ndërtimin e rrethimit të sipërfaqes që u bë mollë sherri./ Tv Klan

besnik toma kepi i rodonit arme

Lini një Përgjigje