
Biznesmeni Lulzim Kryeziu është gjetur sot i pajetë dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Kryeziu është Ceo i “Shell Kosova” dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).
Fillimisht ishte policia që njoftoi se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 këtë të enjte. Por më pas u zbulua se ishte biznesmeni në fjalë.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.
Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë. “Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq . AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.
Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”. Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.
Lini një Përgjigje