TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Korrik 2024, 22:56

Ekzekutimi i Faton Hajrizit në Serbi, reagon Vuçiç: U reagua konform ligjit!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Faton Hajrizit në Serbi, reagon Vuçiç: U reagua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli gjatë një interviste televizive në Serbi për ekzekutimin e shqiptarit të Kosovës, Faton Hajrizit, veprim të cilin e quajti një punë të shkëlqyer të autoriteteve serbe.

"Është njoftuar shefi i policisë, shefi i BIA-s në Loznicë. SAJ ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, si leja e qëndrimit në Gjermani . Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë pjesën e tyre", tha presidenti serb.

Madje presidenti serb ngriti dyshime mbi rastin duke deklaruar se Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme, duke prentenduar se ishte urdhëruar nga Kosovsa.

"Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Autoritetet nga Prishtina. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, tha Vuçiç.

vuçiç

Lini një Përgjigje