Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se vrasësi i policit është ekzekutuar.
“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit më Loznicë”, tha Daçiç.
Faton Hajrizi, dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi ekeftivin tjetër Vjekoslav Iliç mbrëmë në Lloznicë.
Të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit.
Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar pak orë pra ekzekutimit se informacionet për deklaratën e Artan Hajrizit se vëllai i tij ia ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij tashmë kishte ardhur në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë.


Sipas informacioneve “Blic”, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.
Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.
Policia serbe sot në mëngjes e shpalli në kërkim Faton Hajrizin si të dyshuarin kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.
Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportuan se menjëherë pas krimit, i dyshuari është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë, pasi ka kaluar lumin Drina.
Lini një Përgjigje