TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Korrik 2024, 22:24

Në kërkim nga autoritetet serbe, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-ushtari i UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga autoritetet serbe, arrestohet në Maqedoninë e
Foto Ilustrim

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet serbe. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për mediat në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së”, thuhet në përgjigjen e institucionit.

Nga MPJD është raportuar se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar për trajtimin e rastit.

Lini një Përgjigje