
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku dhe kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Osmani ka njoftuar në Facebook për takimin me kancelarin gjerman. Dyshja u takua në kuadër të samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Britani të Madhe.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Samiti ka për qëllim adresimin e çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës”, shkruan Osmani.
Lini një Përgjigje