TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Tetor 2024, 16:30

Dialogu Kosovë-Serbi, nis takimi trepalësh në Bruksel!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, nis takimi trepalësh në Bruksel!

Ka nisur takimi trepalësh mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, janë duke e zhvilluar një takim trepalësh në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Pas takimeve dypalëshe që i dërguari i bllokut mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, raporton Telegrafi. 

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviçin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t’u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviçin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin.

Lini një Përgjigje