
Një sherr masiv ka ndodhur në Kosovë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Një person është plagosur me armë zjarri dhe tre të tjerë janë plagosur me mjetet e forta.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 01:20 të mëngjesit, në rrugën “Lidhja e Pejës”.
“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”, tha zëdhënësja e policisë.
Ajo po ashtu theksoi se janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
Lini një Përgjigje