TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Prill 2024, 20:04

Asambleja Parlamentare e KiE ndez dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës, bie bllokada serbe

Shkruar nga Pamfleti

Asambleja Parlamentare e KiE ndez dritën jeshile për

Çështja tani kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re...

Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare e KiE ka votuar pro anëtarësimit të saj në këtë organizatë.

Edhe pse Serbia tentoi të mos lejonte një proces të tillë, duke nxjerr një sërë amendamentesh, 2/3 e anëtarëve u rreshtuan krah Kosovës.  Pro votuan 171 deputetë, ndërsa kundër ishin 29, 11 abstenuan.

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj të këtij viti.

Sa u takon debateve në Asamble, raportuesja Dora Bakoyannis, tha se Kosova është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.

Asambleja Parlamentare e KiE ndez dritën jeshile për

Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kam identifikuar tri çështje të mbetura, ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Implementimi i aktgjykimit për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit. Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente progresi real është vërejtur. Asambleja Parlamentare kas arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit”, ka thënë ajo.

Bakoyannis është shprehur optimiste se Asambleja do ta rekomandoj që Kosova të ftohet të bëhet anëtare.

Në bazë të faktorëve të përmendur, mendim i imi është që Asambleja Parlamentare do të rekomandoj Komitetit të Ministrave që të ftoj Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Shpresoj që sot Asambleja do ta nënvizoj nevojën për ta sjellë në ombrellën demokratike të Këshillit të Evropës, dy milionë evropianë të tjerë për t’i mbrojtur ata nga shkeljet”, shtoi ajo.

Deputetja greke ka ftuar shtetet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të qëndrojnë anash dhe të mos e shohin këtë çështje si çështje të shtetësisë.

Përfaqësuesi i Kosovës, Enis Kervan, i ka bërë thirrje Asamblesë që të votojë në mbështetje të Kosovës.

Kosova ka bërë progres të shquar për anëtarësim në KiE. I kemi zbatuar parimet e sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut me zotimin për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Korniza jonë ligjore vë standard të lartë në përputhje me standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, ka thënë ai.

Mbështetje Kosovës i ka dhënë edhe Nerea Ahedo, deputete nga Spanja, e cila ka thënë se anëtarësimi “do të forconte të drejtat e njeriut”. Po ashtu, Oleksii Goncharenko, nga Ukraina, duke shprehur mbështetje ka theksuar se Kosova e meriton anëtarësimin.

Ndërkohë përfaqësuesja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiç, e ka quajtur hipokrite raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis. Ajo propozoi një sërë amendamentesh për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës, por të gjitha u rrëzuan duke lënë thatë Beogradin.

Znj. Bakoyannis dua t’ju uroj për atë që po e bëni sot sepse do të shënoheni në histori si dikush që në mënyrën më brutale ka shkelur të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare. Keni thënë qartë që e ashtuquajtura Kosovë duhet të plotësojë tre kushte për të pasur opinion pozitiv. E para dhe kushti më fondamental ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Tehemlimi i Asociacionit është parakusht themelor i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Nëse ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Evropës pa themelimin e Asociacionit, ai nuk do të themelohet kurrë. Keni qenë ju që keni thënë: Themelimi i Asociacionit konsiderohet kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre. Ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite", ka theksuar ajo.

Më pas e mori fjalën presidenti i Asamblesë Theodoros Rousopoulos, i cili u shpreh se  debatet duhet të bëhen në mënyrë të civilizuar dhe anëtarët të kenë kujdes me deklaratat. 

Sipas rregullores dhe kodit të mirësjelljes, debatet duhet të bëhen në mënyrë të civilizuar dhe të rregullt. Anëtarët nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave”, tha ai.

Lini një Përgjigje