
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën ditë zie.
Osmani tha se nesër do të jetë ditë zie në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara. Ajo shprehet se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë për sa kohë do të ketë vrasje të grave dhe vajzave.
"Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!", shkruan Osmani.
Kujtojmë se dy vrasje brenda pak ditëve tronditën Kosovën. Gjyljeta Ukella u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti Edmond Lajçi. Ai pranoi krimin, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe nëse ishin të pranishëm fëmijët.
Kujtojmë se, më 12 prill, 21-vjeçarja Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientin e Qendrës për Punë Sociale.
Lini një Përgjigje