TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Prill 2024, 12:01

Vrau gruan në Pejë, bashkëshorti pranon krimin në polici! Edmon Lajçi është akuzuar më parë për dhunë në familje

Shkruar nga Pamfleti

Vrau gruan në Pejë, bashkëshorti pranon krimin në polici!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku mbeti e vdekur një grua, pasi u vra nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ndodhur sot rreth orës 08:00, ku Gjyljeta Ukella u vra me armë zjarri nga Edmond Lajçi, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe nëse ishin të pranishëm fëmijët.

Sipas të dhënave, ai ka pasur të kaluar kriminale. Prokuroria e Pejës i ka ngritur aktakuzë për dhunë në familje, gjatë vitit 2021.

Gjyljeta Ukella punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.

 

Lini një Përgjigje