
Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti tha se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate, ndërsa po mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme.
Ajo është shprehur se votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Gjylameti thekson se anëtarësimi do të garantojë që çdo individ në Kosovë, pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate.
“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individ në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”, tha Gjylameti gjatë seancës.
Lini një Përgjigje