TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Tetor 2023, 18:40

Aksioni i Policisë së Kosovës, Sveçla: Arsenali i armëve, qartëson planin e Serbisë për aneksimin e veriut

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i Policisë së Kosovës, Sveçla: Arsenali i

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, e cila ka zbuluar një arsenal armësh, municionesh, dhe pajisjesh të tjera ushtarake në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “facebook”, Sveçla tha se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Armët e gjetura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, shkruan Sveçla.

sveçla koosva aksioni policor

Lini një Përgjigje