
Policia e Kosovës ka zhvilluar këtë të shtunë aksionin e tretë në Veri të Kosovës, aksion ky i cili lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Aksioni i bastisjes nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Policia ka bërë të mundur gjetjen e një sasie armësh dhe esploziv në vendin e njohur si “Tre Rokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin e bëri të ditur zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është aty, jemi në pritje të verfikimeve të mëtejme”, tha ai.
Armët që janë gjetur kanë bëjnë me rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit. Sipas Elshanit, aksioni në fjalë po kryhet në katër lokacione në Veri.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këto gjetje dhe se aksioni është ende në vazhdim.
Lini një Përgjigje