
Akademiku serb, Dushan Teodoroviç, thotë se Serbisë i kushton çdo vit, çdo muaj, çdo ditë dhe çdo minutë që kur Aleksandar Vuçiç është në pushtet. Ai tha se presidenti serb e di se Kosovën e kemi humbur në vitin 1999.
Teodoroviç thotë se pasojat e vendimeve të njëanshme të Vuçiqit janë kudo. “Qoftë për tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Beogradi i çuditshëm mbi ujë, ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit apo emërimi i hajdutëve intelektualë Sinisha Mali, Aleksandar Shapiç apo Jorgovanka Tabakoviç në postet më përgjegjëse në vend”, tha ai.
“Edhe gjendja aktuale në Kosovë, pa dyshim, është rezultat i vendimeve të njëanshme të një njeriu narcisoid dhe arrogant, i cili për arsye të panjohura për mua i ka caktuar vetes një rol mesian”, tha Teodoroviç.
Në një intervistë për “Danas” ai thekson se “është e trishtueshme që më shumë njerëz nuk ngrihen në këmbë dhe të paktën e kundërshtojnë publikisht.”
“Aleksandar Vuçiç që nga fillimet e tij gënjen dhe mashtron qytetarët e Serbisë dhe serbët nga Kosova. Një seri e tërë e lëvizjeve dhe deklaratave të tij gjatë dhjetë viteve tregojnë se ai gjithmonë përpiqej të tregohej si evropian jashtë Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një serb i madh në Serbi dhe Republika Srpska”, tha ai.
Lini një Përgjigje