TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 11:14

Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj mbledh kryesinë e PD për finalizimin e kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj mbledh kryesinë e PD për finalizimin e

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ka mbledhur sot kryesinë e PD për finalizimin  kandidatëve të bashkive për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërkohë që në orën 14:00, Alibeaj do të mbledhë edhe grupin parlamentar për të diskutuar për njëjtën temë.

Para katë ditëve, Alibeaj mblodhi grupin parlamentar dhe u shpreh se PD duhet të bëhet bashkë dhe të dalë me një kandidat në zgjedhje, jo për të triumfuar dikush, por të jetë në interes të shqiptarëve.

‘PD ka pasur një vit shumë të vështirë. Nëse nuk do të bëhemi bashkë për të bashkuar forcat rreth një kandidati në interes të PD-së për t’i shërbyer shqiptarëve jo për të triumfuar dikush, por për t’i shërbyer shqiptarëve. Jemi koshient për situatën për atë që ka ndodhur në PD. Është shpenzuar mes nesh pa arsye. Tashmë që futemi në situatë zgjedhore. Sot nuk ka asnjë arsye se përse kjo logo historike, që ka peshë të rendë të mos jetë strumbullari rreth të cilit. Ata të cilët kanë marrë përmes kësaj logoje, ku i kërkohet të jetë antiteza e regjimit të Edi Ramës mos të bashkohet rreth saj. Janë shqiptarët ata të cilët do të na gjykojnë.’, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj ia ka bërë të qartë Sali Berishës se selia blu, ajo pranë Lanës, u përket atyre, sepse Gjykata e Apelit u ka dhënë të drejtë.

Në këto kushte, Alibeaj pret që Berisha t’ia lirojë selinë, pra pa përsëritur skenarin e 8 janarit. Deri sa Berisha “të bindet” për t’ia liruar selinë, ai thotë se do të qëndrojë në zyrat e përkohshme që ka marrë në rrugën “Donika Kastrioti”, në ish-Bllok.

“Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, shtoi ai.

Në mbledhjen që ka zgjatur për rreth  3 orë e 30 minuta javën e kaluar, është hedhur në tryeze propozimi për daljen me 61 kandidatë dhe 61 bashki bashkë me listat për Këshillat Bashkiakë, por ka pasur edhe 2 opsione të tjera.

Opsioni i dytë që është diskutuar është dalja vetëm me anëtarë për këshillat bashkiakë, një tezë e hedhur nga pak persona në mbledhje.

Skenari tjetër i lënë hapur për diskutime, është ai i propozuar nga deputetë dhe anëtarë të Kryesisë, sipas të cilëve duhet të dalin me listat për këshillat bashkiakë në 61 Bashki, por jo për kryetar bashkie në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore.

Pra, në disa Bashki t’u lihen kandidatëve të ‘Rithemelimit’, një kërkesë që ka ardhur kjo edhe nga degët e partisë, si ajo në Vaun e Dejës apo e Elbasanit.

 

alibeaj kryesia e pd 14 maji

Lini një Përgjigje