TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 10:43

Dyfytyrësia/ Edi Rama, “avokati” i Olta Xhaçkës dhe "prokurori" i Arben Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti

Dyfytyrësia/ Edi Rama, “avokati” i Olta Xhaçkës dhe

Gjersa Edi Rama po mbron mandatin e Olta Xhaçkës dhe aferën e saj me pronat e ushtrisë, ngaqë ka qenë e dashura e Olsit, e prej 10 vitesh është ministre preferenciale e tij; nuk ka asnjë dyshim që do ta mbrojë edhe kur Xhaçka të përballet me SPAK-un, si ortake me të vëllain e Amant Josifin në aktivitetin mafioz “Call-Center”

Pas njoftimit të SPAK, se ish-ministri Arben Ahmetaj po hetohet për fshehje pasurie, pastrim parash e favorizim në koncesionet e mbetjeve, Edi Rama, tha se ai dhe PS nuk bëhen “Zyrë avokatie” për asnjë që ka çështje me drejtësinë.

Por kryeministri Edi Rama, qeveria dhe deputetët e PS që e lanë Arben Ahmetajn vetëm përballë SPAK-ut, duke e braktisur sikur nuk e njohin fare, po mbajnë qëndrim ndryshe për ministren Olta Xhaçka e cila ka shumë kusure me ligjin, korrupsionin e drejtësinë.

Për Arben Ahmetajn, thanë se nuk do bëhen “Zyrë avokatie” e tij, mbasi përgjegjësia është personale, ndërsa për çështjet penale të ministres Olta Xhaçka, kryeministri e grupi parlamentar i PS po e mbrojnë me histerizëm.

Prej afro 1 viti, PS po i përdor kartonët e shumicës në parlament duke shkelur Rregulloren, Kushtetutën e shumë ligje, për të mos i hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçkës, megjithëse në kundërshtim flagrant me ligjin ka përvetësuar plazhin shtetëror në Himarë si “Investore Strategjike” duke përdorur burrin e tretë.

Prej 7 muajsh, Kryeministria, Avokati i Shtetit, Kryetarja e Parlamentit, Grupi Parlamentar dhe një grup juristësh të PS, janë angazhuar me dokumente zyrtare, ekspertime e zyrë avokatie, për të pushuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Aq shumë po i bëjnë avokatinë Olta Xhaçkës, sa edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të bërë seancë parlamentare për mandatin e Xhackës, kryeministri Rama, krye-parlamentarja Nikolla dhe deputetët e PS, po bllokojnë e shtyjnë pa afat debatin për heqjen e mandatit të saj.

Rasti tjetër i avokatisë në favor të Olta Xhaçkës, është pas thirrjes së saj në SPAK, lidhur me aferën e pronave strategjike bregdetare të ushtrisë, për të cilat, kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarët e lartë të PS, po thonë se Xhaçka nuk ka bërë shkelje ligjore.

“Zyrë avokatie” u bë kryeministri Edi Rama dhe grupi parlamentar i PS për Olta Xhaçkën edhe në mars 2020, kur ajo si ish-ministre e Mbrojtjes, u kallëzua në SPAK për vjedhjen 1.5 milionë Euro në tenderin e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti, dhënë një firme me letra false.

Ndërsa për ish-ministrin Arben Ahmetaj, kryeministri Rama, Taulant Balla, madje edhe vetë Olta, thanë se PS nuk bëhet “Zyrë avokatie”, mbasi përgjegjësia është personale; kur për 3 landfillet ka urdhëruar letra Edi Rama dhe i kanë firmosur të gjihë ministrat e 8 kryebashkiakë.

Gjersa Edi Rama po mbron mandatin e Olta Xhaçkës dhe aferën e saj me pronat e ushtrisë, ngaqë ka qënë gruaja e Olsit, e prej 10 vitesh është ministre preferenciale e tij; nuk ka asnjë dyshim që do ta mbrojë edhe kur Xhaçka të përballet me SPAK-un, si ortake me të vëllain e Amant Josifin në aktivitetin mafioz “Call-Center”./Pamfleti

 

edi rama olta xhaçka arben ahmetaj dyfytyrësia

Lini një Përgjigje