
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë vizitës në Londër ka folur për marrëveshjen e 18 Marsit mes Kosvës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sa i takon planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Rama u shpreh se është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.
“Mendoj se dokumenti në tryezë është më i miri ku të dyja palët mund të marrin atë që ju takon. Të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundme. Kjo është rruga e duhur dhe njohje “de facto” e të drejtës së Kosovës për të jetuar dhe vendosur më vete. Është njohje “de facto” e Serbisë ku me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie normale. E vetmja pikë është a ato të zbatohen, por Ballkani është një vend me mjaft gracka. Por le të shohim”, tha Rama.
Lini një Përgjigje