Mbikëqyrësit e FBI-EUROPOL në procesin e vettingut, kanë dhënë garanci se do evitojnë anashkalimin e denoncimeve ndaj kupolës së Policisë, ose sajimin e denoncimeve fiktive, kundër drejtuesve të aftë e të papërlyer, sidomos nga Ardi Veliu, i cili njihet për zhdukje e sajim provash kriminale...
Nëpërmjet ultimatumit për të bërë vettingun në polici, SHBA-BE i kanë dhënë qytetarëve e bizneseve në Shqipëri, mundësinë për të denoncuar abuzimet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin e trafikantët, të shefave të policisë në ministri, Drejtorinë e Përgjithshme, drejtoritë e qarqeve, në komisariate e shërbimet speciale.
Një javë nga shpallja e procesit të vettingut, në komisionin e posaçëm të ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, janë depozituar mbi 2000 denoncime, shumica me deklarime shkresore.
Denoncimet janë me emra e raste konkrete abuzimi, për zyrtarë të lartë të anti- krimit njerëzor, anti- krimit ekonomiko-financiar, anti-trafiqeve, shefa komisariatesh, drejtorë policie të qarqeve, të FNSH, Shqiponja, Delta-Force Detare e drejtues të lartë në qendër.
Të rënda si vepra penale, janë denoncimet që kanë bërë biznesmenët, të cilët janë zhvatur prej drejtuesve policorë, por edhe janë dëmtuar gjatë aktivitetit të tyre, për shkak se kanë lejuar kontrabandën e kanë mbrojtur dhe fshehur provat, për kriminelë që kanë vënë gjoba, kanë zaptuar e dëmtuar prona me tritol.
Përveç qytetarëve e biznesmenëve, denoncime ndaj drejtuesve janë bërë edhe nga zyrtarë e efektivë policie, të cilët, duke qenë brenda sistemit, kanë dorëzuar prova të rënda për shefat që do t’i nënshtrohen vettingut.
Por siç e parashikon ligji dhe udhëzimi i përbashkët mes komisionit të vettingut e mbikëqyrësve të FBI-EUROPOL, denoncimet e punonjësve të policisë e ish policëve, po depozitohen “Anonim” për t’i prerë rrugën hakmarrjes, ndërsa komisioni ka detyrim t’i verifikojë e hetojë.
Po kështu, është vendosur që denoncuesit, nëse dëshirojnë mund marrin pjesë, në seancat e vettingut të atyre drejtuesve ndaj të cilëve kanë paraqitur prova, duke qenë asistues në seanca, persona të pyetur nga relatorët e dosjeve gjatë hetimit, ose ndërhyrës direkt gjatë seancave.
Mbikëqyrësit e FBI-EUROPOL në vetting, kanë dhënë garanci, se do evitojnë shmangien e denoncimeve ndaj kupolës policore, si dhe sajimin e denoncimeve fiktive ndaj drejtuesve të aftë e të papërlyer, sidomos nga Ardi Veliu, i cili njihet për zhdukje e sajim provash kriminale.
Sipas informacionit, partnerët kanë kërkuar që në vetting të mos kalojnë vetëm 300 drejtuesit e aktualë, por dhe ish-drejtuesit e 15 viteve të fundit afro 500 të tillë; të cilët pas plasjes së skandaleve, janë emëruar shefa, këshilltarë, pedagogë në akademi e specialistë brenda strukturave, të cilat Çuçi, Rrumbullaku e Ardi Veliu i kanë lënë jashtë vettingut./Pamfleti
Lini një Përgjigje