
Në javën e parë të aplikimeve për regjistrimin si votues të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 11 majit, referuar të dhënave zyrtare nga KQZ-ja, kanë aplikuar 32,910, shqiptarë me të drejtë vote, prej të cilave janë shqyrtuar 18,698 aplikime.
Nga këto janë aprovuar vetëm 11,847 të miratuara, pra janë refuzuar 6851 prej tyre.
Kujtojmë se personave të cilat u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.

Deri më tani interesi më i madh për të votuar nga jashtë është shfaqur nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të aplikimeve, ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.
Po ashtu emigrantët meshkuj dominojnë dukshëm në krahasim me femrat në interesin e shfaqur për të votuar, teksa krahason me 66% dhe 34% respektivisht.
Sakaq, grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo nga 26-35 vjeç, e ndjekur nga ajo 36-45 vjeç, ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.
Lini një Përgjigje