
Opozita është më e fortë se kurrë dhe nuk ika forcë në Botë që mund ta ndalë drejt triumfit në zgjedhjet e 11 majit. Kështu iu drejtua Sali Berisha, kreu i PD-së, demokratëve në Fier, që festuan 34-vjetorin e themelimit të degës.
Berisha, theksoi se sot demokratët sot janë më të bashkuar, më të fortë dhe më në këmbë se kurrë.
{Ne udhëhiqemi nga respekti dhe kontributi, nga një parim madhor si toleranca. Menduan të na heshtin ne ja ku jemi, duke bërë opozitën më të fiuqishme që ka pasur Shqipëria ka 34 vite.
Donin të na izolonon, por ja ku jemi, tashmë si forca më e mbështetur. Nga forcë e qëndresës do të kthehemi në forcën e fitores, asgjë në botë nuk e ndal vrullin tonë drejt fitores në 11 maj. Kurrë më parë fitorja nuk ka qenë në duart tuaja siç është tani”, u shpreh Berisha
Drejtuesi politik për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se, “qytetarët e ndershëm të Fierit gjetën kurajon për të hedhur firmën e si rrjedhojë u krijua partia jonë”.
Bardhi tha se, “në ato vite të erës së frikës së persekutimit, burgosjes, shtypjes që ndjehej gjithandej në qytetin e Fierit, qytetarë të guximshëm të Fierit gjetën kurajën për të hedhur firmën e për rrjedhojë gjetën kolonën dhe u ngrit Partia Demokratike e Shqipërisë.
"Themelimi i PD nuk ishte thjesht një tentativë për një formacion të ri politik, por mëshirimi i kurajës njerëzore për tu ngritur për ndryshim, për tu ngritur për një jetë më të mirë, për një aspiratë që do të transformonte Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve për mirë. Sot është një ditë krenarie për secilin prej nesh, që jemi pjesë e këtij formacioni politik, por më shumë se kaq është një ditë një moment mirënjohje për ata burra dhe gra, që me kurajën e tyre në janar të 1991 themeluan një forcë politike e cila lindi si një momentum për të ndarë rrugën e Shqipërisë nga rruga e errët ku e kishte future regjimi komunist", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje