TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 19:24

Zbardhen debatet në Këshillin e PD, ndalohen diskutime jashtë protestës së 22 dhjetorit; Dritan Burgia braktis mbledhjen

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen debatet në Këshillin e PD, ndalohen diskutime jashtë
Mbledhja e Këshillit të PD

Shtyhet analiza e humbjes në 11 maj, fokusi i Këshillit Kombëtar vetëm protesta e 22 dhjetorit...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është shoqëruar me tensione dhe përplasje të brendshme. Anëtari i Kryesisë së PD, Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga salla, në shenjë proteste ndaj ndalimit të diskutimeve jashtë axhendës së protestave.

Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se në këtë forum të lartë të partisë, është vendosur që të mos lejohet asnjë diskutim që nuk lidhet me protestën e planifikuar më 22 dhjetor. Ky vendim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Burgias, i cili është shprehur: “Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, ka thënë ai.

Burgia është një prej figurave që ka qenë aktiv në riorganizimin e PD-së në bazë, dhe ka qenë ndër organizatorët e takimit të parë të mbajtur nga Ervin Salianji në Durrës, një lëvizje që synon të japë energji të re strukturave lokale të partisë. Pikërisht ky angazhim i tij është parë me dyshim nga drejtues të tjerë, të cilët më herët e kanë atakuar në mbledhjen e Kryesisë, duke e akuzuar se bashkëpunon me PS-në.

Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, u ka kërkuar disa herë anëtarëve të fokusohen te protesta dhe të mos flasin jashtë saj. Ndërsa në fjalën e tij, Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka ka thënë se janë ndarë grupet për organizimin e protestës. Po ashtu ai u është drejtuar demokratëve duke u thënë se është në ‘lupë’ kontributi i gjithsecilit.

Janë ndarë grupet për organizimin e protestës së 22 dhjetorit. Do monitojmë kontributin e gjithsecilit”, është shprehur Noka.

Në pjesën e hapur për mediat, Berisha kërkoi nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që të fokusohen në protestën e 22 dhjetorit, e para protestë kombëtare që pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se për shkak të zhvillimeve, mbledhja sot nuk do të ketë fokus humbjen më 11 maj, por organizimin e protestës.

Por paralelisht, një grup prej 17 anëtarësh kanë paraqitur një propozim, përmes të cilit i kërkohet Këshillit Kombëtar që personazhe të lidhur me Soros ose që kanë përfitur nga tenderat e Qeverisë Rama, direkt ose indirekt, s’mund të jenë pjesë e kësaj partie dhe forumeve drejtuese.

Madje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është propozuar ngritja e një Komisioni Hetimor, sa i takon mënyrës se si u mblodhën firmat në mbështetje të Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Pjesë nga diskutimet:

Sali Berisha: Ne do të përqendrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Çdo anëtar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.

Edi Paloka: Nisma nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Propozoj, meqë sot tema është protesta, të ngrihet një grup pune ndërkohë dhe ta diskutojmë në mbledhjen më të parë.

Lisander Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë, jo vetëm për Shqipërinë, SHBA etj. Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.

Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. Soros duhet të shpallet “non grata” nga Qeveria e ardhshme. Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservatorë, jo të themi që jemi parti e qendrës së djathtë. Është zgjedhur Avokati i Popullit, një sorosist me firmat e PD. Të ngrihet Komision Hetimor për mënyren sesi u morën firmat për Shabanin.

pd burgija noka keshilli kombetar

4 Komente

  1. H
    Hasan hyseni

    Pd e ka sulmu e majta shqiptare per te shkateŕu komplet, filloi Ramizi duke infiltru ne pd bsshkepuntoret e sigurimit, e pasoi Nano po njesoj , vazhdon Rama me te njejten syrategji po shume me agresive me agjiprop in komunist ,me pagesa gjikande te eurove te droges,me heqjen. Ga luna tegjithe aktivistave te pd dhe famoljRve te tyre duke krijuar nje aparat shtypes teper agresiv.. Basha me pazaret e pista me zzramen ishiti ontetesat e demokrateve sebashku me alibaben salianjin dhe benjamine tetij qe skixhin asnje ko tribut ne pd ,duke i dh e ne ra.es darjen teritorial e , pushtetin lokal duke mos .afe pjese ne voti.e ,i l a komplet parlamentin we rama te vendoste narklxiktaturen dhe mzrkoshtetin Asha,alib a ba ,salianji etj kane .erite sebaxhku .e ramen per xhkaterimin e shqiperise ler te cilen j a ne shperblyer.

    1. Komplet te paafte! Ia veshin Sorosit, paaftesine dhe deshtimin e tyre! Sorosi do e kete harruar se ku ndodhet Shqiperia.... Pastaj, edhe sikur Sorosi, pse nuk e thon ihapur dhe me guxim, se cili e futi Sorosin tek ne dhe kush ia dha dekoraten e qytetarit te nderit?

      1. C
        Cen Kashari

        Pradaj ka futur qindra milion dollare se ka harruar fare. Soros eshte nje vemje qe kerkon te prishe familjen dhe kombin. Ti rrezik je njeri prej tyre.

      2. n
        nje shqiptar

        O balo te hengert tenja te keqen e ke brenda . Boll u moret me Sorosin se eshte fuqi globale, shikoni veten

        Lini një Përgjigje