TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 13:07

Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Rama përgjegjës, anuloi vendimin e qeverisë për mbrojtjen e gjykatave!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Rama përgjegjës, anuloi vendimin e
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar te PD komentoi vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Ai akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për krijimin e një “narkoshteti” që sipas tij, i ka hapur rrugën krimit të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë.

"Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që ai që e vrau nuk ishte punonjësi i shtetit, por ai nuk mund ta kryente aktin nëse shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet.

Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte policinë e shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave. Ndaj Koçiu lante duart, duke thënë që policia nuk ka përgjegjësi.

Sulmet e tij, ndaj gjykatësve të veçantë që bëjnë ligjin që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin janë inkurajimi i madh për krimin", u shpreh Bersiha. 

Lini një Përgjigje