TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 10:16

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi kërkon
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi

Në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që në rendin e ditës të vendoset një interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij PS po shkel Kushtetutën, prandaj opozita ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin.

“Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim”, tha Bardhi.

Ligjvënësi i djathtë po ashtu akuzoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi se që nga momenti kur u votëbesua në Kuvend, ai ka shkelur Kushtetutën.

“Ju, zoti Kryetar, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si Kryetar Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën”, deklaroi Bardhi.

bardhi kërkon interpelancë urgjente me ramën

Lini një Përgjigje