Anëtari PD në Këshillin Bashkiak të Tiranë, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita ka treguar “vullnetin e palëkundur të të gjitha forcave qytetare opozitare të Tiranës për të ndryshuar një herë e mirë modelin politik që ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me jetën dhe shërbimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës”.
Ai në një reagim në Facebook, gjthashtu ka përshëndetur vendimin e Agron Shehajt për të mbështetur kandidaturën e Florian Bianjt për Bashkinë e Tiranës.
"Përshëndes përzemërsisht vendimin qytetar dhe me integritet të z. Shehaj dhe të Partisë Mundësia për t'u bashkuar me spektrin e plotë opozitar në mbështetje të z. Florjan Binaj si kandidat i pavarur për Kryetar të Bashkisë së Tiranës!
Jam i bindur që z. Shehaj dhe forca që përfaqëson po me të njëjtin integritet dhe qytetari do ta mbështesin fushatën e z. Binaj në çdo hap.
Me këtë vendim bashkimi të plotë opozitar demonstrohet i plotë vullneti i palëkundur i të gjitha forcave qytetare opozitare të Tiranës për të ndryshuar një herë e mirë modelin politik që ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me jetën dhe shërbimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës.
Të gjithë bashkë kundër Absolutizmit Pushtetar!
Të gjithë bashkë për Qytetarinë!
Të gjithë bashkë për Ndryshimin!", shkruan Alimehmeti.
Lini një Përgjigje