TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 09:45

Homazhet për Astrit Kalanë, politika dhe drejtësia i japin lamtumirën gjyqtarit që u vra në krye të detyrës

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtari Kalaja ishte në krye të detyrës, kur po shqyrtonte një çështje gjyqësore për çështje pronësie, kur u ekzekutua.

Homazhet për Astrit Kalanë, politika dhe drejtësia i japin
Kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Kanë nisur sot më 8 tetor, në Pallatin e Kongreseve homazhet për nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit.

Në nderim të gjyqtarit Kalaja, një kurorë me lule është vendosur në emër të qeverisë, ndërsa dhjetëra kolegë të tij nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në homazhe, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Të pranishëm në ceremoninë mortore të gjyqtarit Kalaja janë presidenti Bajram Begaj, edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Homazhet për Astrit Kalanë, politika dhe drejtësia i japin

Rama, i veshur me të zeza, ka nderuar figurën e gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.Kreu i qeverisë nënshkroi dhe një mesazh, në nderim të gjyqtarit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.

“Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare e papranueshme. Siguria është në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.

Në homazhe mori pjesë edhe ish-prokurori Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD-së.

Ceremonia e homazheve do të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 11:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të institucioneve të drejtësisë, autoriteteve shtetërore, kolegëve, familjarëve dhe miqve të të ndjerit, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja.

Pas përfundimit të ceremonisë në Tiranë, trupi i gjyqtarit do të përcillet për në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që çoi në ndarjen e parakohshme nga jeta të gjyqtarit Kalaja.

Astrit Kalaja do të kujtohet si një profesionist që la gjurmë në sistemin gjyqësor shqiptar.

Kalaja që u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit. Gjyqtari u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkambi menjëherë pasi shpalli verdiktin për një konflikt pronësie. Autori ka dëshmuar se i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet dhe se vendosi që të qëllojë kundrejt gjyqtarit, pasi vendosi kundër xhaxhait të tij, Gjon Shkambi.

 

nisin homazhet për astrit kalanë

2 Komente

  1. V
    Vjollca

    Kurse une do te mbaj homazhe , per te dy, edhe per ate djalin e ri qe e varrosi jeten ne burgjet e ferrit shqiptar, ne lulen e rinise. Do te mbaj homazhe per shkaterrimin e te dy familjet shqiptare nga politika kriminalele e ketij gangsteri qe e vetshpalli vehten mbret te shqiptareve.

    1. s
      spiuni

      homazhe duhet te vije sa me shpejt dita qe te mbahen per ate qe shkaterroi Shqiperine por populli idiot nuk kupton se si dhunohet cdo dite dhe qesh e ben sehir

      Lini një Përgjigje