TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 10:30

U vra në sallën e gjyqit, Presidenti Begaj homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkruar nga Pamfleti

U vra në sallën e gjyqit, Presidenti Begaj homazhe për gjyqtarin

Presidenti Bajram Begaj mbërriti në Pallastin e Kongreseve ku u mbajtën homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor.

Begaj nderoi figurën e gjyqtarit të rënë në krye të detyrës. Kreu i shteti la edhe një mesazh me shkrim në nderim të gjyqtarit Kalaja.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha.

Lini një Përgjigje