
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, ka treguar se si do të funksionojë procesi i votimit për emigrantët në zgjedhjet e ardhshme.
Ai zbuloi se po diskutohet që qeveria shqiptare të mbështesë financiarisht dërgimin mbrapsht të fletave të votimit që mos të ketë kosto për votuesit e parë në historinë shqiptare nga jashtë vendit.
Megjithatë, ai theksoi se në proceset e ardhshme zgjedhore kjo mbështetje mund të mos jetë.
“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. për ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do bëhet me postë, fleta do vijë me zarf dhe po diskutojmë për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht që mos të ketë kosto për ata që do jenë votuesit e parë në histori nga jashtë vendit. Në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, tha Rama.
Lini një Përgjigje