Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Selanik.
Në hapje të fjalimit të tij, Rama ka prezantuar 8 nga 50 mësuesit të cilët do u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve në Greqi.
"Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik. Me lejoni tju prezantoj disa nga ne, që siç e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët ministria e arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua ti ftoj në skenë”, tha kryeministri Rama.
Lini një Përgjigje