TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2024, 10:36

Skandali me gazetarët në kufi, Rama mesazh Athinës: Absurde, kjo s'do ndodhte kurrë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me gazetarët në kufi, Rama mesazh Athinës: Absurde, kjo

Edi Rama në Selanik

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po mban një takim me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës.

Nga ky takim, kryeministri bërë edhe një reagim për skandalin në kufi ku autoritetet greke mbajton peng për 3 orë gazetarët shqiptarë duke u marrë pasaportat dhe u ndaluar hyrjen. 

Rama falenderoi ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis për ndëryrjen dhe zgjidhjen e situatës teksa shtoi se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur dhe nuk do t'i ndodhë ndonjëherë ndonjë gazetari nga Greqia. 

'Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri për të ndjekur takimin sot të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri', tha Rama.

Po ashtu, kryeministri bëri të ditur se do t'i drejtohet zyrtarisht shtetit helen me një kërkesë për t'i hequr statusin "non grata" gazetarit Marin Mema. 

“Për arsye të panjohura për ne. Dua të falenderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij. Dhe për zhbllokimin e një situatë absurde që kurrë nuk i ka ndodhur asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe për lirinë e informimit…Dua të besoj se ministri i Jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane, kërkesës që do ta nisim që nesër të hequr vendimin që i është bërë për të ndaluar gazetarin Marin Mema për të hyrë në Greqi...” deklaroi ndër të tjera Rama. 

Kujtojmë se saga e “pengmarrjes” greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë mori fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë ju kthyen gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin që kryeministri Edi Rama.

Rama në fjalën e tij para emigranteve gjithashtu tha se në adresë të tij kanë ardhur disa kërcënime, që siç tha ai, nga disa grupe fantazmash të gjalla të së shkuarës.

Sipas kryeministrit Rama, këto kërcënime i shkaktojnë vetëm keqardhje.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake, ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj sic me shkakton keqardhje edhe cdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë”, tha kryeministri.

rama selanik

Lini një Përgjigje