TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2024, 08:50

Rama takon sot shqiptarët në Selanik për votën e diasporës, nacionalistët grekë paralajmërojnë trazira

Shkruar nga Pamfleti
Rama takon sot shqiptarët në Selanik për votën e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e sotme në 11:00 me orën lokale takimin me shqiptarët që jetojnë në Selanik të Greqisë.

Ndryshe nga takimi i parë me shqiptarët në Greqisë i mbajtur në stadium, ky i Selanikut do të mbahet në hotelin “Porto Palace”.

Në këtë takim mësohet se do të marrin pjesë rreth 2500 persona.

Formati i takimit do të jetë i njëjtë si i takimit të mbajtur së fundmi me emigrantët shqiptarë në New York të SHBA-së, ku do të flasë vetëm kryesocialisti Edi Rama dhe më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit.

Ky do të jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët, pas miratimit të ligjit për të drejtën e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, të drejtë që do ta ushtrojnë atje ku jetojnë e punojnë.

Sakaq nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se po përgatiten për një antimiting.

Ai do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Ultranacionaliste Greke, Dimitris Valasidis. Ndërsa janë bërë gati edhe fletushkat që do të hidhen përpara hotelit ku Rama do të zhvillojë takimin me mbishkrimin “Liri për Vorio Epirin”.

edi rama selanik

Lini një Përgjigje