TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 20:39

Vjen në Tiranë gjyqtari i lartë britanik, takon Manjën dhe premton luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shkruar nga Pamfleti

Vjen në Tiranë gjyqtari i lartë britanik, takon Manjën dhe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë,  Alastair King-Smith, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Angleze Lord Dingemans. 

Manja tha se gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjyqtari i Lartë britanik ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ka shprehur mbështetjen për SPAK.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po njeh zhvillime të reja pozitive!

Takim produktiv me Ambasadorin britanik, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans, ku diskutuam shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!”, shkruan Ulsi Manja në Facebook.

Gjithashtu, mësohet se do të ketë një marrëveshje mes SPAK dhe National Crime Agency, me qëllim goditjen e grupeve kriminale shqiptare në Britani, por edhe zbulimin e pasurive të fshehura atje. Mirëpo përveç bandave, në skaner do të jenë dhe zyrtarët që kanë fshehur prona.

Lini një Përgjigje