TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 17:31

Argita Malltezi e gatshme të marrë drejtimin e PD, Agalliu: Të korruptuarit nuk janë zgjidhje për demokratët

Shkruar nga Pamfleti

Argita Malltezi e gatshme të marrë drejtimin e PD, Agalliu: Të

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu është shprehur kundër drejtimit të PD-së nga Argita Malltezi.

Pasi Malltezi u shpreh e gatshme të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, deputeti demokrat shprehet se nuk e sheh si një zgjidhje.

Ai shtoi se ky nuk është më një problem për Partinë Demokratike, pasi ky grupim, referuar Rithemelimit, nuk është më pjesë e partisë më të madhe opozitare.

Sipas Agalliut, të largosh të korruptuarit me të korruptuar, nuk është një mundësi dhe as e ardhmja për demokratët.

“Zonja Malltezi është non grata nga SHBA-ja dhe nuk mendoj se nuk është e ardhmja e PD-së, po kjo si përket PD-së, PD-ja e ka bërë zgjedhjen e vet më 9 shtator, ne jemi shkëputur me këdo individ që është dhe mund të jetë non grata nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja, sepse ne jemi të mendimit se partneriteti me ta dhe duke pasur një ekip me integritet të plotë, larg të korruptuarit, atëherë jemi alternativë. Për të hequr të korruptuar me të korruptuar apo me pikëpyetje, nuk shkon...”, tha Agalliu për A2 CNN.

Lini një Përgjigje