TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 15:47

"Kush je?"/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk jemi Olsi Rama, as anëtarë të ndonjë grupi të strukturuar kriminal

Shkruar nga Pamfleti

"Kush je?"/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk jemi Olsi Rama,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur videos së publikuar në rrjetet sociale nga kryeministrit Rama. 

Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili ka publikuar në rrjet një video me fjalimet e ministrave Elisa Spiropali dhe Ulsi Manja, ndërsa pyet “kush jeni, kush je…”, referuar qëndrimeve që kanë mbajtur deputetë të opozitës në raport me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Meqenëse çdo shqiptar e di tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij, ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi.

Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtarë të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeveris Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje