TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 15:16

Komisioni Hetimor për “TIMS”, Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun e Muçën

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Hetimor për “TIMS”, Salianji thërret si
Në datën 4 qershor në komisionin hetimor parlamentar për TIMS do të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si dhe Ervin Muça, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit.

Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie, pas hetimeve të Prokurorisë lidhur me ndërhyrjet në këtë sistem.


Komisioni i drejtuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji vendosi të thërrasë 3 dëshmitarët në 4 qershor duke i dhënë kohë ligjvënësve, anëtarë të Komisionit hetimor, të pajisen me certifikata sigurie.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Ervin Salianji që shkoi deri në bojkotin e komisionit nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit.

Komisioni Hetimor për “TIMS”, Salianji thërret si

Komisioni Hetimor për “TIMS”, Salianji thërret si

Lini një Përgjigje