TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 13:37

Argita Malltezi në krye të PD? Agalliu: S’mund të largosh të korruptuarin, me të korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

Argita Malltezi në krye të PD? Agalliu: S’mund të largosh

Deputeti i Partisë Demokratike, ka folur lidhur me gatishmërinë e Argita Malltezit për të marrë në drejtim grupin e PD “Rithemelimin”. Agalliu tha se nuk e sheh si zgjidhje, pasi sipas të largosh të korruptuarin me të korruptuar, nuk është e ardhmja politike e partisë.

Agalliu shtoi se ky nuk është më një problem për Partinë Demokratike, pasi ky grupim, referuar Rithemelimit, nuk është më pjesë e partisë më të madhe opozitare.

“Zonja Malltezi është Non Grata nga SHBA dhe nuk mendoj se nuk është e ardhmja e PD, po kjo si përket PD, PD e ka bërë zgjedhjen e vet në 9 shtator, ne jemi shkëputur me këdo individ që është dhe mund të jetë Non Grata nga SHBA, Britani e Madhe dhe BE, sepse ne jemi të mendimit se partneriteti me ta dhe duke pasur një ekip me integritet të plotë, larg të korruptuarit, atëherë jemi alternativë. Për të hequr të korruptuar me të korruptuar apo me pikëpyetje, nuk shkon...”, tha Agalliu në A2 CNN.

Ky reagim vjen pasi Malltezi tha se ishte e gatshme që të merrte çdo pozicion që gjykonte se do ishte në të mirë të demokratëve, përfshirë këtu edhe drejtimin e kësaj force politike.

Lini një Përgjigje