TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 21:39

“Abstenimi është votë kundër”, Bylykbashi për rezolutën: Plagët e korrupsionit ende të hapura

Shkruar nga Pamfleti

“Abstenimi është votë kundër”, Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur lidhur me miratimin e rezolutës antikorrupsion.

I pyetur se pse nuk votuan kundër por abstenuan, ai u shpreh se abstenimi është votë kundër, pasi plagët e korrupsionit janë ende të pambyllura.

“Duhet të ketë betejë se është kjo lloj dualiteti që i çon gjërat para, çfarë është oferta, bëmë vetëm shkartisje ministrash dhe biem një grup tjetër dhe të fusim pjesë, të ngatërrojmë opozitën, ky është mandati i tretë që po bën në gropë në këtë vend. Është votë kundër se të gjitha. Plagët e korrupsionit kullojnë qelb, pacienti ka vdekur, vazhdon dhe ha shpresën e shqiptarëve”, tha Bylykbashi për "TCH".

Lini një Përgjigje