TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 21:47

Rezoluta e PS, Shehaj: Tenton të kapë drejtësinë, mesazhet që Rama po i jep SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e PS, Shehaj: Tenton të kapë drejtësinë, mesazhet

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha se votimi ditën e sotme në Kuvend i rezolutës antikorrupsion të propozuar nga PS, është një përpjekje për ndalimin e drejtësisë.

Ai tha se mazhoranca po jep mesazhe të qarta që është kundër drejtësisë së re.

Shehaj u shpreh se veç miratimit të rezolutës ditën e sotme, një tjetër mesazh kundër SPAK është edhe amnistia penale, e cila sipas tij liroi të korruptuarit dhe deklaratat për mos-zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK.

“Kjo është strategji e qartë që ka për qëllim ndalimin e drejtësisë. Më parë ka ndodhur që kjo mazhorancë duke gënjyer opinionin publik dhe deputetët, tha që amnistia penale nuk ishte për të liruar të korruptuarit dhe liroi të korruptuarit.

Mesazhi për SPAK ishte ju i arrestoni, ne i lirojmë. Mesazhi tjetër që iu dha SPAK ishte që nuk ka më zgjatje mandati, do jeni në mes të rrugës. Ju vazhdoni, por ta dini që nuk ka zgjatje mandati.

Unë kam shumë kritika edhe ndaj SPAK, por është fakt që si kurrë më parë SPAK po heton ministra, zv.ministra, kryebashkiakun e Tiranës. Duhet të hetonte edhe Ramën. Këta përditë shkojnë në SPAK”, tha ai për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje