Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.
Teksa vlerësoi angazhimin e programit amerikan në Shqipëri, Begaj shprehu përgëzimet e tij për mbështetjen që pala amerikane ka bërë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të këtij programi në vend.
Gjithashtu, gjatë takimit me drejtoreshën e Korpusit të Paqes Carol Spahn, presidenti Begaj shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.
Në njoftimin e Presidencës thuhet ndër të tjera se “vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvilluar bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit”.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.
Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.
Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.
Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Lini një Përgjigje