TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 18:17

Rezoluta antikorrupsion, Qefalia: Qëllimi të mos preket reforma në drejtësi, opozita do ta gjejë vendin në komision

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta antikorrupsion, Qefalia: Qëllimi të mos preket reforma
Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefaliaj është shprehur se qëllimi i rezolutës për antikorrupsionin është që të mos preket reforma në Drejtësi.

Me 76 vota pro të socialistëve Kuvendi miratoi të hënën Rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Rezoluta, e propozuar nga socialistët nuk mori asnjë votë nga opozita.

Qefalia tha kjo bëhet për garantuar që cilado forcë që do të vijë në pushtet pas 2025 të mos fusë duart në këtë reformë.

“Thelbi është lufta kundër korrupsionit pra 8 pikat që përshkruhen në këtë rezolutë kanë të bëjnë me vlerësimin që i bëhet reformës në Drejtësi në vitin 2026. Kjo rezolutë, një ndër pikat që ka, është se cilado qoftë mazhoranca që do të vij në pushtet pas zgjedhjeve të 2025, të mos fusë duart në këtë reformë. Qëllimi është të mos preket reforma në drejtësi”, u shpreh Qefalia.

Deputeti socialist shtoi se ka bindjen se edhe opozita do ta gjejë vendin e vet në komision.

“Në asnjë rast nuk do të ndërhyhet për ta zhbërë atë që është miratuar reforma në drejtësi. Kam bindjen se opozita do ta gjejë vendin e vet në komision. Do të gjenden një modul i tillë që do ta bëjë opozitën të jetë prezent. Duke pasur në konsideratë që të mos ndërhyhet që institucionet të funksionojnë në mënyrë normale për të pasur një mekanizëm që ti shtyjmë më tej të gjitha proceset që Shqipëria të vazhdojë e të plotësojë të gjitha kriteret e tjera dhe ta bëjnë vendin e barabartë dhe anëtar të BE-së”, theksoi Qefalia.

“Thelbi është që të kalojmë përtej kufijve zgjedhor përtej mënyrës që është pala qeverisës. Kushdo që do të jetë nesër edhe në zgjedhje të 2025. Ky është qëllimi nuk është qëllimi të paraqesim një draft. Do të jetë një komision konsultativ. Nëse do të ketë domosdoshmëri për ndërhyrjen në kuadrin ligjor natyrisht që është ndërhyrja do të bëhet e tillë. Nuk ka arsye të ketë frikë PS nga SPAK sa kohë ka qenë nismëtare për Reformën në Drejtësi. Ne nuk jemi për të zhbërë atë që kemi bërë në 2016”, shtoi Qefalia.

I pyetur në lidhje me votën e diasporës, Qefalia tha se ka mosbesim midis palëve, shpesh herë janë paragjykuar për rezultatin e zgjedhjeve.

“Diaspora duhet të votojë pasi ka një kontribut të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Unë mendoj se këtu ka mosbesim midis palëve, pasi ne jemi paragjykuar shpesh herë për rezultatin e zgjedhjeve. Ka një mosbesim midis palëve. Duke parë dhe takimet e suksesshme të Ramës frika është shtuar”, tha Qefalia.

xhemal qefalia

Lini një Përgjigje