TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 20:22

Çështja ‘Beleri’, mediat gjermane goditje Athinës: Mitsotakis kërcënime boshe, nuk e bllokon dot integrimin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Çështja ‘Beleri’, mediat gjermane goditje Athinës:

Mediat gjermane i kanë kushtuar një artikull marrëdhënies mes dy vendeve Shqipëri-Greqi, sa i përket çështjes ‘Beleri’....

“Greqia nuk mund të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, "Frankfurten Allemagnem Zeitung".

Në një artikull analizues të raporteve shqiptaro-greke, gazeta gjermane thekson se kërcënimet greke me bllokim të integrimit të Shqipërisë, janë fjalë boshe.

“Në përgjithësi, ka pasur vetëm një rast në vitet e fundit kur një qeveri tentoi të ushtronte presion politik mbi drejtësinë e Shqipërisë dhe kjo ishte qeveria greke në çështjen Beleri, që tallte kreun e qeverisë shqiptare, i prirur për sarkazëm. Athina ka kërcënuar prej muajsh se do të bllokojë bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE nëse Beleri mbetet në paraburgim”, thuhet në gazetën gjermane.

Media gjermane thekson gjithashtu se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë se e ashtuquajtura perspektivë e BE-së nuk është asgjë më shumë se një iluzion.

“Kjo është arsyeja pse kërcënimi për të penguar një proces që nuk ka përparuar prej vitesh vështirë se do ta trembë kryeministrin e Shqipërisë”, thuhet në gazetën gjermane.

Ndërkaq “Frankfurter Allemangnem Zeitung” shkruan se kryeministri grek ka dy synime me përzgjedhjen e Belerit, ku së pari Athina dëshiron qe të tërheqë sa më shumë vëmendjen e Brukselit për këtë çështje.

“Rasti Beleri është “një betejë” për vlerat e Perëndimit dhe Europës. Këto vlera duhet të respektohen nga të gjithë ata që janë të interesuar t'i përkasin familjes së madhe evropiane. Deri më tani kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar çështjen e Belerit një çështje dypalëshe. Ndryshe mendon kryeministri grek, pasi për të çështja ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria i trajton pakicat etnike, se si funksionon drejtësia shqiptare, thuhet në gazetën gjermane.

“Qeveria në Athinë pretendon se veprimet e drejtësisë shqiptare janë të motivuara politikisht dhe synojnë t'i mbyllin gojën një kundërshtari politik të brendshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Rama kundërshton duke nënvizuar se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e Shqipërisë, e cila ka paditur Belerin, është themeluar nën presionin e BE-së dhe po monitorohet nga afër nga Brukseli. Ai nuk mund të ndërhyjë në punën e gjyqësorit të pavarur”, thuhet më tej në gazetën gjermane.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg për shit-blerjen e votave para zgjedhjeve lokale të vitit 2023. /Pamfleti

fredi beleri gazeta gjermane edi rama mitsotakis

Lini një Përgjigje