TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 08:14

Vizita e Bill Clinton ‘dhuratë’ për datëlindjen e Bablokut

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Vizita e Bill Clinton ‘dhuratë’ për datëlindjen e
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Bill Clinton

Akuzat fyese të Sali Berishës, stilistika tallëse e Ilir Metës me disa mbiemra e s’dihet sa pasuri, apo veprimet idiote të Bablokut mbështjellë me Flamur Amerikan, janë frymëzim për Mafien dhe zhgënjim për shqiptarët...

Bill Clinton, Presidenti 42 i SHBA-ve, është “varur” ne degë të lajmit, si margaritar që shndrit vetëm për Bablokun. Saliu, pasi nuk ndjen afër aromën e asnjë amerikani, lëshon perlën epike tek tabela emulacionit ku komunistët “mbërthejnë” reliket e heroizmit, “Billi nderon Kombin, pastaj i luan syrin Like Floririt, e hëngri edhe ky, iku tek Hashimi.

Edhe në Prishtinë, degët e lajmit mbajnë ushtrinë e NATO-s, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që hip mbi tank të llafosë me Albin Kurtin, Vladimir Putinin që i mban krahun Aleksandër Vuçiçit dhe Bablokun që i hap krahë sa të dojë “kushëriri” serb, për inat të vëllait shqiptar. 

Edhe andej është i vëmendshëm Saliu. Këta këtej, janë nisur për rrugë më të gjatë, tek Slloboja, o Like, i vë kapak Berisha.

Po le të ndjekim këtë ditë historike të datëlindjes se Bablokut që po shkrihet si bora maleve, për pak suport amerikan. Tek ky lajm i ftohtë, rrethuar me “zjarr” bubulak, dikush bërtet; O milet, merrni vesh këtej, ka tradhti burra, na la edhe Babloku... 

Po, secili shpërndan lajmin e vet.

Berisha, pasi dha vlerësimet për Safet Gjicin, e pagëzon Hero Kombëtar Bill Clinton, dhe ja lehtësoi Bablokut hartimin se “kjo është mbështetje nga Amerika edhe për tre palë zgjedhje, deri të 29- ës”.  

Diku ka mister, diku tis.

Pse ende ambasada amerikane as ka atmosferë, as lajm, as i kapin gjë radarët në këtë vizitë “tym e miza”, qëllim-qarta të errësohen shpresat e shqiptarëve për drejtësi?!

Sekretet e Shtëpisë së Bardhë janë “shitur” në Pazar të fshatit tonë me çmim të lirë e me shumicë, kështu flitet gjithandej.

Babloku me McGonigal, non gratat, kompanitë ruso-kineze, Gjirin e Lalzit që ua fsheh diplomatëve, njihet në fshat si Cari i Ballkanit që u mbush thasët me dollarë shërbyesve. 

Pas gjithë këtyre, lind pyetja me spec, kush i mbulon faturat ekonomike për një rast si ky, se kostoja është shumë e madhe, skandaloze thuaj?!

Skandali është më i rëndë se dhurata, më i mistershëm se vdekja.

Nuk po sjellim shifrat e çmendura që nevojiten për sigurinë e një ish Presidenti Amerikan në Ballkan, se mund të rrëzoheni nga ballkoni i logjikës e paniku do rritej, edhe pse jo me dëm, rrezik.

Ndryshe do ndodhte në një vend ku opozita nuk i kreh bishtin qeverisë e merr racionin të minojë të nesërmen.

Vetëm në ato kushte do rritej mundësia e një reagimi, ndoshta edhe të gabuar, deri në përkeqësim situate, sa kohë Babloku shpërdoron para e diplomaci e ambasada amerikane hesht.

Pra, ka vdekur lajmi.

Për një “xhenaze” ka kohë që flitet nëpër fshat, por se ambasada amerikane bie në kurthin e idiotësive të një të sëmuri mendor, Sheiku pa rrogë e prona, mashtruesi që ka yshtur drejt mëkatit Shefin e FBI-së për New Yorkun, matrapazi të vizave amerikane siç ka lajmëruar publikisht, deri sa të ngjajë, duam të mos e besojmë.

Sot, është vonë nesër, të dalë me një deklaratë ambasada që të qetësohen fshatarët e zemëruar, sa persona vijnë me ambasadorin amerikan, agjenda është shtetërore apo private, paratë dhe shërbimet policore e ambientale, ofrohen nga taksat tona, apo nga Mafia qeveritare, alias McGongal?!

Edhe Britania ka një çështje të nxehtë tonën.

Parlamenti Britanik, ka një hetim penal për 1455.76 paund që Babloku dhe Lali Eri, kanë mashtruar në  pritjen e Kryetarit të  Bashkisë së Tws Valley, Ben Houchen këtu në Tiranë. Tony Blair, pasi mbush çantat me miliona, ja fut si gomari i Kukësit pelës së Saliut, duke shfletuar ligjin britanik se për deklarimin e vizitave jashtë shtetit, ligji vë kufi 1500 paund e lart.

Po Britania nuk është si këta tanët, që me 44, 24 paund-ët e munguar për tek vija e ligjit, nuk hapin çështje penale.

Këtej Mafia bën ligjin, kush e ngacmon i priten veshët!

E mbani mend Presidentin e Republikës kur priste duart e kundërshtarëve në Lezhë, i shihni 7 pallatet pa leje në mes të Tiranës, e Lali Eri nuk arrestohet si Vangjushi që e hëngri për 3 kate të një pallati 11 katësh në Durrës?

Po Tirana nuk ka Torrë si Durrësi.

Ka vetëm Mbret me 7 dama e 7 mbretëresha rreth. Për popullin, e ka braktisur me kohë, për Amerikën ja ka fikur antenat; s’ka inceneratorë, milionerë bëhesh me rrogë 500 dollarëshe, Gjiri i Lalzit është diku nga Serbia, hajdutë nuk janë as ministrat as deputetët, asnjë i pasur me pushtet, por ca coftina isha.

Po ironia nuk ka fund.

Akuzat fyese të Sali Berishës, stilistika tallëse e Ilir Metës me disa mbiemra e s’dihet sa pasuri, apo veprimet idiote të Bablokut mbështjellë me Flamur Amerikan, janë frymëzim për Mafien dhe zhgënjim për shqiptarët.

Prandaj duhet një qëndrim i qartë i Ambasadës; Kostot financiare i mbulon Amerika, apo klane lobimi të Mafies sjellin ish President Amerikan dhuratë për datëlindje të një kryeministri nën akuzë penale, vizat amerikane a janë shitur në këmbim të votave për hajdutët e pushtetit, non gratat a do vazhdojnë të kenë akses tek vullneti i sovranit, drejtësia dhe heshtja e diplomacisë, larg qoftë, në varësi të rubinetit?!

Babloku është i dënuar jo vetëm të vjedhë sa më shumë, por edhe të bëjë budallain e fshatit.

Ka disa kohë që ka lajmëruar se për datëlindjen e 59-të, Amerika do i bëjë një dhuratë të madhe! Disa senatorë, që media i ka pyetur dhe ne i kemi botuar përgjigjet, janë larg pazarit të mafies sonë që kap për hunde shoqërinë dhe drejtësinë, pasurinë dhe diplomacinë.

Askujt nuk i shkonte mendja se një ish President “shitet” në treg për interesa të një personi nën akuzë jo vetëm nga gjithë fshati, por edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Duke shitur mënd me një ish President amerikan, duke shfrytëzuar pushtetin, heshtjen e ambasadës, siç ka vepruar edhe kur “shiste” vizat për të vetët në sportele, pretendon mavria, të përligjë spastrimin e vet, të diktuar nga anatemomi i medias që karikon energjitë njerëzore të zhgënjyera ku, ç` është e vërteta, ose i patën ikur tek Yuri Kim që këto ditë u kthye në shtëpi, ose prisnin, pse jo edhe presin, ambasadorin e ri, t’u prijë.

Se Babloku, veç antiamerikan, është mashtrues kalibri.

Edhe pse nuk ka asnjë dërrasë të pa kalbur, bën gjynahqarin, se e rrah Saliu po nuk i erdhi afër përkujdesja amerikane, kur ky edhe pse përpiqet, nuk e përligj kurrsesi as rimodelimin, as kurajimin e drejtësisë si pjesë e riskut të rrugës drejt integrimit.

Po ç’ju duhen fshatarëve këto përralla?

Ata shohin tregun e biznesit.

Sa kushton sot Tony Blair, po një kilogram hashash, një President Amerikan, ku e ka grykën publiciteti për një hajdut, kursi i dollarit me kokainën si është, sa është kostoja të vijë Soros me të birin të takojë Bablokun me të birin?!

Këtej, çdo “melodi” që njeh mafia është performuar me elegancë.

Më të pasurit e kësaj Bote, vijnë mbushin çantat me taksat e më të varfërve dhe mbajnë në pushtet sunduesit e kriminelët, model unik, asnjë më pak se milioner.

Pra s’ka asgjë të re?!

Po, ka diçka të re që të gjithë e fshehin për turpin e tyre.

Për herë të parë, bien dakord fshatarët të pyesin, pse jo me ironi; Vizita e Bill Clinton dhuratë për datëlindje të Bablokut, apo ka tradhti burra, iku edhe ky?!/Pamfleti

vizita e bill clinton dhurata për ditëlindjen e bablokut

Lini një Përgjigje