
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha, i cili ka 30 vite në politikë dhe nuk ka ndërmend të largohet.
Që nga viti 1992 Berisha nuk është shkëputur në asnjë moment nga politik, ndërkohë që aktualisht ka futur në kaos PD duke e ndarë në dy kampe.
Spahiu ka bërë një krahasim me Presidentët e SHBA, të cilët kanë dalë në pension, por vetëm Berisha nuk ka ndërmend të ikë.
“Bushi i vjetër vdiq; Clinton doli në pension; Bush i ri doli në pension; Obama doli në pension; Trump doli në pension; Biden do dali në pension; Berisha vazhdon 1990-2023”, shkruan Spahiu.
Lini një Përgjigje