
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi i është rikthyer përplasjes që pati në Kolegjin Zgjedhor me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ. Dy ditë më parë u bë rinumërimi i 18 kutive në Bashkinë e Kuçovës dhe pati një incident mes Maliqit dhe Ylli Merkajt.
Maliqi i në rrjetet sociale shprehet se sekretari i KQZ e provokoi. Sipas tij, qytetarët në solidaritet me forcat opozitare duhet ti shpallin "non grata", individët e sojit Ylli Merkaj.
Tensioni provokativ i Sekretarit të Pergjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj, ndaj meje, në nisje të seancës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, ndaj provave e fakteve që kisha parashtruar për të mbështetur manipulimin e votave që shpallën fitues të garës së Kuçovës, Hajdarin pengun e Oligarkut Salillari, ishte pjesë vijuese e krimit elektoral.
Si në të gjithë vendin edhe në Kuçovë dita e dhënies së vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor nxori hapur faktin që zyrtaret e sojit Ylli Merkaj, të cilët drejtuan procesin e votimit, të ankimimit dhe gjykimit, jo vetem duhet ti demaskojmë por në rastin më të parë duhet t’u tregojmë vendin.
Pasi kjo racë e padenjë për të rikthyer drejtësinë dhe votën e lirë, të meritueshme, aq shumë të dëshiruar e mezipritur, ka marrë peng procesin demokratik të ushtrimit dhe mbrojtjes së votës së lirë, të fshehtë dhe të barabartë. Qytetarët në solidaritet me forcat opozitare duhet ti shpallin "non grata", individët e sojit Ylli Merkaj, këta armiq të votës së lirë, shërbëtor të kapur dhe përdorur politikisht, që janë në shkelje flagrante e kundër ligjit elektoral, kundër ligjit të dekriminalizimit dhe kodit zgjedhor. Sado të përpiqen sojë-zezët e demokracisë kurrë nuk do të arrijnë ta ndalin fitoren e saj. Yllrat janë të përkohshëm, demokracia, drejtësia e vota lirë të perherëshme! S’ka kthim pas, rrotacioni politik do ndodhë, vota e lirë, demokracia dhe drejtësia e pavarur do kthehet.
Lini një Përgjigje