TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 17:21

Vijon shou parlamentar/ PD-PS sherr në komision edhe me dyer të mbyllura, Beqaj vijon të mos dëshmojë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vijon shou parlamentar/ PD-PS sherr në komision edhe me dyer të

Shou parlamentar me hetimin e koncesioneve në shëndetësi ka vijuar edhe ditën e sotme. Dje pati 9 orë debate dhe akuza, por Ilir Beqaj ja arriti të mos dëshmonte për aferat kur ishte ministër.

Mbledhja u shty për sot, por që prej mëngjesit vijon e njëjta situatë. Mazhoranca duket se ka shkuar me skenar për të bërë propagandë dhe kjo ka sjellë tensione.

Beqaj dje kërkoi që para se të nisin pyetjet, të bënte një prezantim me foto e video. Por kjo u cilësua e tepërt nga kryetarja Albana Vokshi, e cila nuk pranoi. PS kërkon që kërkesa të hidhet në votim, duke qenë se ata kanë shumicën dhe me forcën e kartonit mund të pranojnë.

Mirëpo edhe dje edhe sot Vokshi nuk pranon votim dhe mbledhja vijon edhe zvarritet. E gjithë është skenar, pasi nesër skadojnë afate e komisionit dhe PS në këtë mënyrë nuk lejon që Beqaj të dëshmojë. Por po ashtu bllokohet dhe thirrja e Edi Ramës apo Vilma Nushit.


Ndërkohë mbledhja aktualisht është pezulluar. Në media ka dal një video që shihet se debatet vijojnë.

“Thërrisni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë procedurale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë procedurale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën.

Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flasë”, iu drejtuar Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit, shërbimeve të Kuvendit.

Në anën tjetër, deputetja demokrate Albana Vokshi shprehet “të mos guxojë garda të lejojë njeri të futet në sallën e Komisionit”.

Një tjetër moment tensioni është ai i deputetit socialist Petro Koçi që duke iu drejtuar Petrit Vasilit i thotë “mos guxo të më flasësh mua”, ndërsa Vasili ia kthen “as të kam folur ty”.

Lini një Përgjigje