TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 15:23

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e kërkesës!

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i Posaçëm cakton datën

Apeli i Posaçëm ka caktuar datën për shqyrtimin e ankimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta mbi masën e sigurisë arrest në burg.

Mësohet se gjykata ka vendosur datën 19 nëntor ora 10:00 për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit Meta.

Ndërkohë më herët përmes shortit është caktuar edhe gjyqtarja Igerta Hysi e cila do të shprehet mbi kërkesën e kundërshtimit të masës.

Kujtojmë se Meta e ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë. Kërkesa u depozitua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi klienti i tij ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë.

Vlen të theksohet se masa ndaj Metës dhe Kryemadhit u dhanë më 23 Tetor nga GJKKO, "arrest me burg" dhe "detyrim paraqitjeje" për të dytën. Meta u arrestua më 21 Tetor, pranë "Kthesës së Kamzës", teksa po kthehej nga Kosova.

Lini një Përgjigje