TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 14:42

Deputetja e PD-së nxjerr foton e Edi Ramës me Vilma Nushin, Ndreca shpërthen ndaj Vokshit: Po të jap një pistoletë, ti do vrisje njerëz

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja e PD-së nxjerr foton e Edi Ramës me Vilma Nushin, Ndreca

Debatet vijuan sërish në komisionin hetimor për shëndetësinë teksa ende nuk ka hyrë Beqaj që ndodhe në korridor për të dëshmuar.

Deputetja e PD-së Ilda Dhori nxori një foto të printuar në komisionin hetimor për sterilizimin.

Në foto është Edi Rama me sipërmarrësen Vilma Nushi duke kërkuar që të dy të paraqiten në komision.

Nga ana tjetër kjo ka sjellë irritimin e socialistëve me nënkryetarin Plarent Ndreca që tha se u bënë 29 orë që Ilir Beqaj pret që të dëshmojë ndërsa opozita po strapacon këdo.

"Në keni strapacuiar 29 orë ne dhe mediat", tha Ndreca.

Pjesë nga debati:

Vokshi: E di sa rëndë jeni? Jam kryetarja më tolerante ua kam dhënë fjalën të gjithë.

Ndreca: Po të japim një pistoletë tani, ti e sigurt do vrisje njerëz

Vokshi: Të kisha unë pushtet, ti nuk ishe aty, do ishe në vend tjetër, jo këtu. Ti dhe të gjithë që kanë vjedhur.

Ndreca: Nuk ma heq të drejtën e fjalës, vetëm shëmtoni veten

Vokshi: Qetësohu çfarë pate, të bërtit Rama

Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.

Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton

Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.

Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin

Dhori: Jam duke folur.

Ndreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.

Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.

Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje

Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku. Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama.'

Lini një Përgjigje