TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 16:40

Dokument/ Baba Mondi e themeloi Shtetin e Bektashinjve, 6 muaj para Bablokut: pazare për 52 pallate, kulla, vila etj...

Shkruar nga Pamfleti

Dokument/ Baba Mondi e themeloi Shtetin e Bektashinjve, 6 muaj para Bablokut:

Nuk dihet, se cilët do jenë ndërtuesit e investitorët, dhe sa do përfitojnë “Baba”  Edi i shtetit Shqiptar dhe Baba Edmondi i Shtetit Bektashi, nga ky biznes miliona Euro, por dihet që Baba Mondi dhe mafiozët e ndërtimeve e kanë çuar projektin e kompleksit të ndërtimeve, te Këshilli Kombëtar i Territorit për firmë nga “Baba” Edi, që faktkisht është ideatori i këtij biznesi...

Në muajin shtator 2024, kryeministri Edi Rama, deklaroi se do krijohet Shteti i Bektashinjve të Pavarur në Shqipëri; në mbi 30 hektarë sipërfaqe që ka në pronësi Kryegjyshata Botërore dhe në sipërfaqe që do i dhurojë shteti shqiptar, rrotull ish-kombinatit poligrafik.

Sipas idesë që hodhi Edi Rama dhe sqarimeve publike që bëri kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj, Shteti Bektashi do jetë me pasaportë, qendër objektesh kulti, pallate e kulla për banim, tregëti, e argëtimi të çdo lloji nga PUB-et e deri te kazinot.

Në fillim, Baba Mondi e mohoi idenë e Shtetit Bektashi dhe pastaj e pranoi; por skenarin për themelet e pallateve, kullave, qëndrave tregtare, PUB-ve e kazinove në Shtetin Bektashi, ai e kishte nisur 6 muaj para se Babloku ta publikonte këtë ide, pa dyshim në pazar me të.

Këtë e vërteton dokumenti që po publikon “Pamfleti”, konkretisht Vendimi Nr. 14, datë 15 mars 2024 i Asamblesë së Shoqërisë “Urtësia Bektashiane”, ku pronar 100% i truallit dhe i 84%  të kapitaleve e objekteve është Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë.

Dokument/ Baba Mondi e themeloi Shtetin e Bektashinjve, 6 muaj para Bablokut:

Në pikën 4 të vendimit, thuhet se Kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj, me Shkresë Nr. 657, datë 12 dhjetor 2023, si aksioneri vendim-marrës i shoqërisë “Urtësia Bektashiane Sh.A”, ka kërkuar zhvillimin e pronës me ndërtime, në sipërfaqet me e pa objekte, pasi trualli është në pronësi te Kryegjyshatës Bektashiane.

Në pikën 5 të vendimit, thuhet se kërkesa është miratuar, dhe ngarkohet Kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj, për nënshkrimin e kontrates së sipërmarrjes me subjektin ndërtues e investitorë edhe në emër të shoqërise “Urtësia Bektashiane”.

Sepse trualli dhe mjediset ku ushtron aktivitetin kjo shoqëri, është 100% në pronësi të Kryegjyshatës, por dhe sepse brenda territorit ku do te zhvillohet trualli ka ndërtesa në pronësi të Kryegjyshatës Bektashaine.

Sipas projektit të zhvillimit ndërtimor që ka paraqitur Baba Mondi, në sipërfaqe 82 mijë m2 mjedise dhe në vend të 71 mijë m2 objekte të ish-Kombinatit Poligrafik në Tiranë, do ndërtohen 52 pallate, kulla, vila, hotele, qendra tregtare, parkingje etj.

Këto, sipas vendimit, do jenë me projekte që do t’i përzgjedhë Baba Mondi, dhe me firmën ndërtuese e investitorët që ai e Babloku kanë bërë pazare por nuk i kanë publikuar emrat; gjë që vërtetohet me faktin, se Baba Mondi është autorizuar të fillojë procedurat e këtij biznesi dhe të nënshkruajë kontratën për ndërtimet brenda sipërfaqes së Shtetit Bektashi.

Pra, Baba Mondi e ka nisur projektin e biznesit ndërtimor të shtetit Bektashi në muajin mars 2024, ndërsa Babloku e bëri publik si ide, 6 muaj pasi Baba Mondi ka miratuar ndërtime pallatesh, kullash e hotelesh, duke rrafshuar ndërtesat shtetërore të ish-Kombinatit Poligrafik.

Nuk dihet, se cilët do jenë ndërtuesit e investitorët, dhe sa do përfitojnë “Baba” Edi i Shtetit Shqiptar dhe Baba Edmondi i Shtetit të Bektashinjve, nga ky biznes miliona Euro me shitje të apartamnetve e shfrytëzim të hoteleve, PUB-ve, kazinove, njësive tregtare parkingjeve.

dihet që Baba Mondi dhe mafiozët e ndërtimeve, kanë çuar projektin e kompleksit të ndërtimeve, te Këshilli Kombëtar i Territorit për firmosje nga “Baba” Edi, që faktikisht është ideatori i këtij biznesi./Pamfleti

baba mondi shteti i bektashinjve pazare

Lini një Përgjigje