TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 20:03

Vendosja e emrit të Metës në fletën e votimit, reagon Bardhi: U rrëzua akti antiligjor i Celibashit!

Shkruar nga Pamfleti

Vendosja e emrit të Metës në fletën e votimit, reagon

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas vendimin të KAS që detyron koalicionin "Bashkë Fitojmë" që të vendosë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se u rrëzua shkelja e Celibashin, për të cilin thotë se është i shantazhueshëm dhe bën gjithçka që t’i nënshtrohet pengmarrësit.

Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS.

Kjo është një tjetër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!”, shkruan Bardhi.

Pasditen e sotme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar manovrat dhe pazaret e Ilir Metës dhe Sali Berishës me fletën e votimit. Sot ka pasur debate në KAS, pasi Partia e Lirisë erdhi me një propozim surprizë, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Sali Berishës si kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë PD nga ana e saj shprehet se këtë koalicion e drejton Partia e Lirisë dhe për këtë arsye duhet të vendoset emri i Ilir Metës si kryetar i koalicionit.

KAS pas shqyrtimit të debateve mori vendimin që në fletën e votimit të vendoset emri i Ilir Metës dhe jo i Sali Berishës.

KAS me shumicë votash vendosi: Pranimin e pjesshëm të PD sa i takon pasqyrimin e emrit të kryetarëve të partive udhëheqëse të koalicioneve “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës së PD për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive dhe koalicioneve përbri koalicioneve përkatëse. Rrëzimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendosjen e emrit të zotit Sali Berisha si drejtues i koalicionit”, thuhet në vendimin e KAS.

bardhio kas kqz fleta e votimit

Lini një Përgjigje